Krivokapiq: Situatë e re, futja e opozitës në qeveri është thelbësore

Kryetari i Parlamentit Ranko Krivokapiq i cili dje pas 17 vitesh bashkëpunim me DPS votoj kundër qeverisë është shprehur se tani është një situatë e re politike dhe se të gjithë duhet të fillojmë dialogun.

I pyetur se me hyrjën e opozitës në qeveri në vendet e ofruara nga Gjukanoviq do të plotësoheshin kushtet për zgjedhje të lira, ai është shprehur se kjo nuk është një rrugë e shkurtër.

“Kemi fituar një kthesë politike, ku qeveria ka pranuar të formojë qeverinë e re. Futja e opozitës në qeveri është thelbësore për organizimin e zgjedhjeve të lira” është shprehur Krivokapiq.Ai ka vlerësuar dialogun parlamentar dhe atë që siç thotë ai ka ndodhur brënda disa orëve para votimit në Parlament.

“Formimi i një qeverie për organizimin e zgjedhjeve do të ishte hap i rëndësishëm dhe që Mali i Zi më në fund të heq çdo dyshim, dhe qytetarët të votojnë lirshëm” është shprehur Krivokapiq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!