Stoltenberg: Nga mesi i shkurtit negociatat me Malin e Zi për hyrje në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se negociatat me Malin e Zi për tu bashkuar në Aleancen e Atlantikut të Veriut do të fillojnë në mes të shkurtit.

“Gjatë vitit 2015, kemi sjellë edhe një vendim të rëndësishëm që do të rrisë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.Formalisht, kemi ftuarë Malin e Zi për të filluar bisedimet në mënyrë që të bëhet anëtare e 29-të e NATO-s.Negociatat për anëtarësim do të fillojnë në mes të shkurtit. Ky është një sinjal i qartë për ata që duan anëtarësim në NATO, dyertë e Aleancës janë të hapura,tha Stoltenberg në konferencën për media ku ai prezantoi raportin e rregullt vjetor.

Ai kujton se në dhjetor, NATO ftoi Malin e Zi për të filluar negociatat për bashkimin në Aleancë, duke konfirmuar përparimin që vendi ka bërë dhe duke treguar një dëshirë dhe përkushtim ndaj politikës dyer të hapura Aleancës./Malësi.ME/

Shperndaje