Kuvendi Komunal i Ulqinit në të ardhmen me 34 këshilltarë

Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi ka njoftuar dje se numri i zgjedhësve në Regjistrin Zgjedhor për zgjedhjet lokale në Komunën e Ulqinit është 20.434.

Kjo do të thotë se në parlamentin lokal në të ardhmen do të jenë 34 këshilltarë, respektivisht një më shumë se deri tani.

Sipas Ligjit për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve parashihet që në Kuvendin e Komunës të zgjidhen 30 këshilltarë dhe nga një në çdo 5 000 zgjedhës./Ul-Info/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!