Kënga e Shqipërisë në Evrovizion po përpunohet në studio të Robbie Williams

Festivali i Radio Televizionit Shqiptar, mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar, nxori fituese këngëtaren Eneda Tarifa dhe këngën e saj “Përrallë”, duke e bërë kështu automatikisht këtë këngë përfaqësuese të Shqipërisë në festivalin e këngës evropiane, Evrovizion.

Momentalisht këngëtarja Tarifa po qëndron në Britani të Madhe, saktësisht në Londër, ku producenti i njohur i Robbie Williams ,Jerry Meehan po përpunon këngën e saj, e cila pritet të përkthehet dhe të prezantohet në gjuhën angleze në Evrovizion.

Rikujtojmë se ky festival sivjet mbahet në Stokholm të Suedisë në muajin maj.

https://www.youtube.com/watch?v=bnBXUIqZjXQ

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!