Nrekiq: Për gjendjen në Ulqin fajtorë Forca dhe Partia Demokratike

Kryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve në Ulqin Loro Nrekiq ka deklaruar se “për gjendjen katastrofave në qytet janë fajtor ish partnerët e koalicionit, Forca dhe Partia demokratike”.

“Gjithmonë ekziston përgjegjësia morale, por përsërisë se PDS-ja me asgjë nuk ka kontribuar në krijimin e krizës”, tha ai për “Vijesti” raporton ul-info.

Nrekiq tha se Kryesia e partisë do të vendos se cilën ofertë të pranojë për formimin e pushtetit ekzekutiv në Ulqin, të Koalicionit “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” apo të Forcës së re demokratike, duke shtuar se PDS-ja funksionon në këtë formë.

Shperndaje