Shqipëria ka mbështetur hyrjen e Malit të Zi në Aleancë, shumë më herët se të gjithë të tjerët, madje edhe në një kohë kur shumë menduan se ajo ishte vetëm një ëndërr – tha në një intervistë për Pobjeda, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama .
Jemi shumë lumtur për suksesin e Malit të Zi, të parët do ta ratifikojmë hyrjen e Malit të Zi në NATO
Ai thekson se anëtarësimi i Malit të Zi në Aleancë është lajm fantastik, jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për të gjithë rajonin.
“Prandaj, nuk ka dyshim se do të bëjmë gjithçka që mundemi, që ratifikimi në Kuvendin e Shqipërisë të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.Mbështetja jonë për Malin e Zi ka qenë gjithmonë e sinqertë dhe ne e dimë se suksesi i fqinjëve dhe miqve tanë është edhe suksesë i Shqipërisë.Gjithmonë kemi përjetuar në këtë mënyrë marrëdhëniet me Malin e Zi ” tha Rama për Pobjeda.
Kryeministri shqiptar thotë se rajoni i Ballkanit Perëndimor bashkëpunonë sinqerisht dhe tani është një moment shumë i mirë ekonomik në rajon.
“Në vitin 2015, tregtia midis vendeve të Ballkanit Perëndimor është rritur ndjeshëm.
Për shembull, eksportet e Shqipërisë në rajon janë rritur me 216% në nëntë muajt e parë të 2015.Kjo është një dëshmi e qartë se për rajoni tonë po vijnë kohë më të mira ekonomike.Në kohërat e tanishme sfiduese është gjithnjë e më e rëndësishme që vendet të vazhdojnë në rrugën e reformave që do ti sjellë ato më afër Evropës dhe, në të njëjtën kohë , Evropa duhet të zgjerojë solidaritetin e saj dhe mbështetjen aktive- tha Rama./Malësia.ME/