Cungu propozoi Bujar Nishanin për qytetarë nderi të Ulqinit

Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit komunal të Ulqinit e cila do të mbahet me 1 mars, këshilltarët do të votojnë që qytetarë nderi i Ulqinit të bëhet Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.

Këtë iniciativë Kuvendit komunal i dërgoi kryetari i Komunës Nazif Cungu.

Poashtu në këtë seancë këshilltarët do të deklarohen që mirënjohja ”qytetarë nderi i Ulqinit” ti dorëzohet edhe ish ambasadores gjermane në Mal të Zi Gadrun Shtajnaker.

Për qytetar nderi të Ulqinit në vitin 2015 janë shpallur edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!