Deçiqi në Gollubovcë mundi Zetën me rezultatë 1:2 dhe arriti fitoren e parë në pjesën pranverore të kampionatit.
Skuadra nga Tuzi kaloi në epërsi me gol të Angjello Rudoviq në minutën e 10-të.
Sulmuesi Ilir Camaj u rikthye (71min) nga lëndimi dhe në minutën e parë në fushë arriti të shënojë për 0:2.
Rezultati përfundimtar 1:2 u vendos nga Goran Milojko në minutën e 81-të nga pika e bardhë.
Deçiqi, si dhe Sutjeska gjinden në vend të dytë, me nga 35 pikë.
Malësia.ME