Komisioni për Mbrojtjen e Popullsisë nga Sëmundja COVID-19, me sugjerim të Institutit të Shëndetit Publik, miratoi sot masat e reja, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Me masat e reja nga nesër lejohet puna e objekteve të gastronomisë, në komunën e Tuzit si dhe në Danillograd dhe Tivar.
Ndalohet që qytetarët të largohen nga territori i komunave të Podgoricës, Cetinjës, Ulqinit, Herceg Novit, Nikshiqit dhe Pluzhinës, përveç:
kryerja e detyrave të rregullta të punës, bazuar në certifikatën e punëdhënësit;
- realizimi i kujdesit shëndetësor, në bazë të dokumentacionit mjekësor;
Masë e mbylljes së komunave të lart përemdura do të jetë e vlefshme nga e marta, 2 mars.