Të përshpejtohet formimi i qeverisë – Presim që për mandatar të emërohet Abazoviq

Kreu i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se konsultimet e sotme me presidentin Millo Gjukanoviq mbi mandatarin për përbërjen e Qeverisë kanë qenë të mira.

Mesazhi jonë ishte që procesi të përshpejtohej për të formuar sa më parë qeverin. Presim që për mandatar të emërohet Dritan Abazoviq, u tha Gjeloshaj gazetarëve.

Kreu i Force-s, Genci Nimanbegu tha se në konsultimet u shpreh qartë se të gjithë duhet të veprojmë me përgjegjësi.

“Ideja që Abazoviq të jetë mandatar është e pranueshme për të dalë nga kriza politike. Shpresoj që Gjukanoviq t’i japë së shpejti mandatin”, tha Nimanbegu.

Ai theksoi se janë duke u zhvilluar bisedimet për konceptin e qeverisë pakicë./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!