Qeveria e re të vazhdojë me reforma

Komisioni Evropian pret që Qeveria e re malazeze e cila do të formohet pas zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat do të mbahen në këtë vit, do të vazhdojnë me rrugën e reformave, deklaroi Komisari Evropian për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit Johanes Han.

Ai theksoi se përkrahja e shumicës së qytetarëve të Malit të Zi të anëtarësimit në UE do të duhej që edhe më shumë të motivojë si qeverinë aktuale ashtu edhe të ardhshme që ti dyfishojë përpjekjet për realizimin e këtij qëllimi. Sipas fjalëve të tij liderët malazez, si ata në pushtet ashtu edhe atë në opozitë, kanë përgjegjësi që të përfundojnë me sukses dialogun e filluar politik.

Në pyetjen nëse ekzistojnë shanset reale që Mali i Zi ti mbyll të gjithë kapitujt deri në vitin 2018, Han tha se shpejtësia e procesit të bashkëngjitjes varet nga Podgorica zyrtare dhe reformave të cilat i realizon, si në lëmin e sundimit të ligjit ashtu edhe në kapitujt tjerë. Han konsideron se kapacitetet e kufizuara administrative japin arsye për shqetësim, kur janë  në pyetje negociatat e suksesshme.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!