Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vërtetuar radhitjen e kandidatëve në zgjedhjet për president të Malit të Zi, që do të mbahen më 15 prill.
Sipas shortit i pari në listën prej 7 kandidatësh do të jetë kandidati i Malit të Zi të Vërtet, Marko Millaçiq, kurse i dyti kandidati i pjesës më të madhe të opozitës, Mlladen Bojaniq.
Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq është i shtati në listë.
Rënditja e kandidatëve:
1. Marko Millaçiq
2.Mlladen Bojaniq
3.Hazbija Kallaç
4.Vasilije Miliçkoviq
5.Dobrillo Dedeiq
6.Draginja Vuksanoviq
7.Millo Gjukanoviq