Pas Shqipërisë edhe Mali i Zi dëbon një diplomat rus

Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim për të shpallur një përfaqësues diplomatik të akredituar në Ambasadën e Federatës Ruse për persona non grata.

Për këtë, siç bëhet e ditur në një njoftim të Qeverisë së Malit të Zi, është informuar edhe ambasada e Federatës Ruse në Podgoricë.

Ambasada, siç thuhet më tej, u informua se në një afat prej shtatë ditësh, përfaqësuesi diplomatik të largohet nga Mali i Zi.

“Mali i Zi e ka marrë këtë vendim në koordinim me aleatët tanë, në përputhje me masat e marra nga anëtarët e BE-së dhe NATO-s, lidhur me veprimet e Rusisë dhe sulmin nervor në territorin e Mbretërisë së Bashkuar të cilat janë dënuar menjëherë nga Qeveria e Malit të Zi, në solidaritet me partnerët tanë britanikë”, thuhet në njoftim.

Edhe Shqipëria këtë të hënë vendosi për dëbimin e dy diplomatëve rusë.

Ata janë Vladislav Filipov, atasheh ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës.Vendimin e bëri të ditur Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila thirri ambasadorin e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Aleksandër Karpushin.

 

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!