Deri sot të testuar 85 qytetarë nga Tuzi

Deri mëngjesin e sotëm Instituti i Shëndetit Publik ka testuar 85 qytetarë nga Tuzi, 31 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, tha Ministri i Shëndetësisë Kenan Hrapoviq.

Dy pacientë janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi dhe sipas informacioneve të siguruara nga vetë unë, ata janë me shëndet të mirë,” tha Hrapoviq. 

Hrapoviq së bashku me Kryetarin Nik Gjeloshaj si dhe me mjekun e Shëndetit Halil Dukoviq, në komunën e Tuzit kontrolluan sesi funksionon kujdesi shëndetësor për banorët e këti vendit, të cilët janë në izolim për katërten ditë me rrallë, mbas konfirmimit të një numri të konsiderueshëm të të infektuarve me koronavirus. 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!