Gjeloshaj: ASH nga sot është prezent edhe në parlamentin lokal të Ulqinit, si partia me e fuqishme shqiptare në Mal të Zi

Qytetarët e Ulqinit dje vendosën për përfaqësuesit e tyre lokale. Uroj të gjitha subjektet pjesëmarrëse për rezultatin.

Koalicioni në të cilën bënte pjesë dhe ASH, fitoi përkrahje të madhe të qytetarëve të Ulqinit për të drejtuar këtë qytet historik e madhështor, drejt zhvillimit.

Alternativa shqiptare nga sot është prezent edhe në parlamentin lokal të Ulqinit, pra si partia me e fuqishme shqiptare. Plava, Gucia, Malesia, Kryeqyteti Podgorica, e tani jemi edhe në Ulqin. Qëllimi partiak e politik i ASH, është realizuar, e për këtë falenderoj mbështetësit tanë për përkrahjen e fuqishme, si një fillim i mbarë, për ASH e koalicionin tonë.

Falënderoj gjithashtu edhe partnerët e koalicionit për bashkëpunimin korrekt e të suksesshëm. Zgjedhjet sollën ndryshim e risi të madhe në krahasim para katër vitesh. Përgjegjësit për dështimin e katërvjecarit të kaluar u gjobiten nga votuesit.Ndër risitë që mund të përmendim jane: ASH u bë pjesë e parlamentit lokal, UDSH/LDMZ dyfishoi përkrahjen, ndërsa koalicioni Fillimi i ri, fitoi bindshëm numrin më të madh të votave që ka fituar ndonjëherë ndonjë listë në Ulqin, por edhe mandate! ASH do të jetë partner i subjekteve politike që duan zhvillimin, e posacërisht e primare të partive shqiptare të cilat në mandate kanë ruajtur përkrahjen politike që ishte në zgjedhjet e kaluara e që tani është koha definitive për reflektim!Spektri politik nacional ka mundësi shumë të favorshme që në situatën e krijuar politike edhe në nivel shteti, të reflektojë dhe krijojë një të ardhme të mirë për Ulqinin!

ASH vazhdon rrugëtimin e saj. Na presin per dy muaj zgjedhjet lokale ne Plav, Tivar dhe Podgoricë, që të vazhdojmë politikën zhvilluese dhe përfaqësuese autentike të shqiptarëve!

Nik Gjeloshaj, kryetar i Alternatives shqiptare

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!