Ulqini dhe Tivari kanë mundësi të shumta bashkëpunimi

Ulqini dhe Tivari angazhohen të rrisin bashkëpunimin. Kështu u ra dakord në takimin që u zhvillua ndërmjet kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu, kryetarit të Kuvendit Loro Nrekiqi dhe kryetarit të Tivarit Zoran Srzentiq.

Bashkëbiseduesit prekën mënyrat konkrete të bashkëpunimit dhe se ata mundësinë e shohin në shumë fusha. Në të ardhmen mund të presim intensifikimin e marrëdhënieve reciproke mes ndërmarrjeve publike, organizatave të biznesit, në kulturë, art dhe në fushën e sportit.

Përndryshe marrëdhëniet ndërmjet dy qyteteve fqinje përherë kanë qenë në nivel të duhur./ulinfo/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!