Ilir Meta zgjidhet president i Republikës së Shqipërisë

Ilir Meta, kryetari aktual i Kuvendit të Shqipërisë është zgjedhor sot në seancën e posaçme parlamentare president i ri i Shqipërisë.

Meta ka marrë gjithsej 87 vota pro dhe 2 kundër nga 89 deputetë të pranishëm në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa mjaftonin në këtë raund 84 vota për zgjedhjen e tij.

Nga ana tjetër, deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, pasi që prej datës 18 shkurt vazhdojnë protestën dhe bojkotin parlamentar me kërkesën për krijimin e qeverisë teknike për përgatitjen e zgjedhjeve të parlamentare që do të mbahen më 18 qershor të këtij viti.

Ilir Meta, i zgjedhur si presidenti i shtatë i Shqipërisë do të marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik të këtij viti, kur edhe përfundon mandati pesëvjeçar i presidentit aktual Bujar Nishani.

Kujtojmë se tre raundet e para për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit dështuan, pasi nuk u paraqit asnjë kandidaturë nga partitë politike.

Shperndaje