Moment historik: Koretë i japin fund luftës, do të ribashkohen

Liderët e dy koreve janë pajtuar për t’i dhënë fund Luftës koreane, 65-vjet pas ngrirjes së marrëdhënieve. Në një deklaratë të përbashkët, thuhet se pajtimi përfshinë edhe denuklearizimin e gadishullit korean.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Unë, kanë nënshkruar “Deklaratën e Panmunjomit për Paqe, Prosperitet dhe Unifikim të gadishullit korean”.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy liderët kanë shtrënguar duart, derisa premtuan një periudhë të re për Koretë, të cilat, sipas Kim Jong-Un, do të “ribashkohen si një shtet i vetëm”.

Kim u bë i pari lider nga Koreja e Veriut që vizitoi vendin fqinj prej 65 vitesh.

Koretë filluan luftën në vitin 1950 kur ushtarët verior të Armatës së Popullit pushtuan Jugun. Edhe pse konflikti i armatosur mori fund tre vjet më vonë, nuk ka pasur marrëveshje të nënshkruar dhe teknikisht dy shtetet kanë mbetur në luftë.

Takimi mes tyre shihet si një moment historik, përpara një tjetër takimi të rëndësishëm: atij mes liderit komunist dhe presidentit të SHBA, Donald Trump.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!