Diaspora shqiptare nga Kalifornia, donacion 27.000$ për SHPK ”Komunale” Tuz

Sapo më njoftoi bashkëvendësi ynë, Enver Gjokaj, se bijtë e Malësisë nga Kalifornia, duke bashkëndier me vëllezërit dhe motrat në vendlindje, kanë grumbulluar shumën 27000 dollar donacion për shpk “Komunale”.

Ngjashëm si çdo herë bashkëvendësit tonë nga mërgimi na u gjendën pranë, duke mos harruar vendlindjen dhe tokën e të parëve, sidomos në këto momente të vështira kur banorët tonë kanë nevojë më shumë se çdo herë më parë për njëri tjetrin.

Andaj, në emrin tim dhe të gjithë banorëve në komunën e Tuzit, falënderoj bashkëvendësit tonë nga Kalifornia për humanizimin e treguar, me shpresë se të gjithë së bashku, të dalim sa më parë nga kjo situatë.

Donacionin sipas vendimit te tyre e kane paguar ne shpk “Komunale” .

Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj

——————

Fotografia e Nik Gjeloshaj
Fotografia e Nik Gjeloshaj
Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!