Dy ditë pa raste të reja të koronavirusit në Mal të Zi

Asnjë rast i ri i infeksionit me koronavirus nuk është shënuar në Mal të Zi, për të dyën ditë radhazi, ka bërë të ditur të marten Instituti malazez për Shëndetësi Publike, që po ashtu ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të infektuarve mbetet 321.

“Prej raportit të djeshëm të gjendjes, e deri sot më 8.45, laboratorët kanë kryer analizat e 57 mostrave, në mesin e të cilave nuk ka pasur raste të reja të infeksionit me koronavirus”, shkruan në njoftimin e këtij instituti.

Në Mal të Zi as të hënën nuk ishte regjistruar ndonjë rast i ri.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!