Danijella Gjuroviq kryetarja e re e Kuvendit

Danijela Gjuroviq është kryetarja e re e Parlamentit të Malit të Zi. Për zgjedhjen e Danijella Gjuroviq votuan 45 deputetë, ndërsa kunder ishin tre deputetë.

Mali i Zi do të vazhdojë rrugën evropiane dhe euroatlantike, vuri në dukje Gjuroviq pas zgjedhjes së saj në detyrë. “Stabiliteti politik, zhvillimi ekonomik dhe forcimi i institucioneve do të jenë prioritetet e mia”, theksoi ajo, duke shtuar se në Kuvend duhet të arrihet një marrëveshje për përzgjedhjen e më të mirëve dhe më kompetentëve në drejtësi dhe prokurori.

Edhe pse votimi ishte i fshehtë, është e qartë se zgjedhja e Gjuroviqit u mbështet nga deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Popullore Socialiste, URA, Partisë Socialdemokrate, Partisë Boshnjake, dy listat shqiptare dhe Partisë Liberale, dhe se tre deputetët e SD votuan kundër.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!