Rama uron Abazoviqin: Kush do ta kishte besuar që do të ketë tre kryeministra shqiptarë në Ballkan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur kënaqësinë e tij për zgjedhjen e Dritan Abazoviqit në krye të Qeverisë së Malit të Zi.

“I lumtur që Dritan Abazoviq është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë. Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!