DPS fitore bindëse në shumicën e komunave, humbet në Rozhajë dhe Plavë

Partia Demokratike e Socialistëve fitoi në shumicën e komunave në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën dhe qeverisjen vetë mund ta formojë në 6 komuna, ndërsa në tri komuna në koalicion me partnerët tradicional, tregojnë parashikimet e Qendrës për Monitorim.

Sipas rezultateve paraprake, DPS në Kuvendin e Podgoricës do të ketë 32 nga 61 vende. Demokratët dhe Lëvizja URA do të kenë 17 vende dhe koalicioni i Partisë Popullore Socialiste dhe Frontit Demokratik do të ketë tetë, SD 3 dhe Alternativa Shqiptare 1 vend.

Rozhaja është komunë e vetme në të cilën DPS do të jetë në opozitë pasi që Partia Boshnjake ka arritur fitore dhe pushtetin mund ta formojë vetë, ndërsa në Plavë, është e pasigurtë me faktin se Social Demokratët kanë fituar më së shumti madate 10 të ndjekur nga Partia Boshnjake 8 mandate, DPS 6 mandate , SDP 3 mandate DF-SNP 2 mandate dhe Alternativa Shqiptare 1 mandat, Zgjedhim Plavën 1 mandat.

Në shumicën e komunave, opozita ka dalë dukshëm më keq sesa në zgjedhjet presidenciale të prillit dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016.

Opozita pretendon se zgjedhjet lokale ishin jodemokratike dhe të padrejta.

Aleksa Beçiq, tashmë  lideri i partisë më të fuqishme të opozitës, Demokratët, tha se zgjedhjet u mbajtën në një atmosferë anti-demokratike – dhe se kishin përshtypjen se janë në Kamboxhia dhe jo në një shtet që është në prag të BE.

“Ai u shpreh i kënaqur me rezlutatin e koalicionit Demokratët -URA, por nuk mund të jemi të kënaqur me rezultatet e përgjithshme të opozitës, tha Beçiq.

Lideri i URA Dritan Abazoviq tha se e humben luftën kundër kriminelëve në qytete të ndryshme, veçanërisht në Podgoricë./Malësia.ME/

 

Shperndaje