Kosova e Mali i Zi me marrëveshje infrastrukturore, pritet ndërtimi i tunelit Pejë – Rozhajë

Së shpejti do të fillojë ndërtimi i tunelit ndërmjet Pejës dhe Rozhajs, por gjithashtu do të hiqet edhe taksa kufitare në mes Malit të Zi dhe Kosovës.

Kështu u tha pas takimit të Ministrit të Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj dhe Ministrit të Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi Osman Nurkoviq.

Nurkoviq, pas takimit tha se kanë biseduar për shumë projekte që duhet të realizohen në të ardhmen.

“Projekti me më rëndësi që shpresoj se do ta fillojmë shumë shpejt dhe është njëri ndër projektet më madhore, është ndërtimi i tunelit në mes Pejës dhe Rozhajes. Për këtë projekt kemi biseduar qe një vit e gjysmë dhe kemi arritur që ta kemi përkrahjen e qeverive tona, pra ka arritur në nivelin e dy kryeministrave. Bisedën e dytë e patëm për lidhjen e dytë ndërmjet Pejës dhe Rozhajes, pra ndërtimin e një kahje të re rrugore dhe kemi biseduar për lidhjen hekurudhore ndërmjet Pejës dhe Rozhajes”, tha ai.

Largimi i taksës kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës këtë e kemi identifiku si barrierë që i pengon bizneset dhe shumë shpejtë do ta largojmë këtë barrierë. Kemi bisedu lër nënshkrimin e marrveshjes për transport.

Bashkëpuntorët e kabineteve tona do të bashkëpunojnë dhe shpresojmë se do ta nënshmruajnë këtë marrveshje në korrik”, tha Nurkoviq.

Në anën tjetër, Lekaj foli lidhur me projektin e rrugës Deçan- Plavë.

“Ajo që u dakordum që ne të zhvillojmë infrastrukturën rrugore hekurudhore dhe për sigurinë e taksës në kufi. Ne mendojmë se sa i përket tunelit Pejë- Rozhajë tani po zhvillohet fizibiliteti me intensitet të madh. Kjo nuk do të jetë vetëm fjalë por do të implementohet.

Mora garancion që rruga Deçan-Plavë sa i përket përgjegjësive që i ka Mali i Zi do ta zhvillojmë. Rajoni ka vuajtur me pengesa dhe ne si dy qeveri jemi shembull i mirë si bashkëpunohet duke i larguar gjjtha barrierat”, tha Lekaj.

Shperndaje