Nga mesnata diseli 7 cent më shtrenjtë

Të gjitha çmimet e karburanteve nga mesnata do të jenë më shtrenjtë për 3 deri në 7 cent.

Eurodiesel do të jetë shtatë cent më shtrenjtë dhe çmimi i ri do të jetë 1.30 euro për litër.

Çmimi i ri i Super 98 do të jetë më i lartë për tre cent dhe do të jetë 1,44, ndërsa super 95 do të rritet për 4 cent dhe do të kushtojë 1,41 euro për litër.

Gazoili do të kushtojë gjashtë cent më shtrenjtë parkatësisht 1.26 euro për litër./Malësia.ME/

 

Shperndaje