Pritet të largohet taksa kufitare Kosovë – Mali i Zi

Delegacioni i Transportit dhe Çështjeve Detare i Malit të Zi, udhëhequr nga ministri Osman Nurkoviq, është pritur sot në takim nga ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj.

Norkoviq dhe Lekaj diskutuan mes tjerash edhe për largimin e taksës kufitare mes dy vendeve.

Këtë e identifikuan si barrierë që i pengon bizneset dhe për këtë çështje thanë që kanë edhe përkrahjen e qeverive. Kjo do ta ngrisë qarkullimin e pasagjerëve dhe marrëdhënieve mes dy shteteve dhe besojn që shumë shpejt do ta largojnë këtë barrierë, u shprehen dy ministrat.

Shperndaje