BE-ja diskuton për rimëkëmbjen ekonomike

Ministrat e Jashtëm të Kroacisë, Greqisë, Italisë, Sllovenisë, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjes, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut diskutuan “online” për rifillimin e ekonomive pas pandemisë, në kuadër të iniciatives së Adriatikut-Jonit.

Theksuan nevojën për thellim të bashkëpunimit dhe sjelljen e vendimeve të përbashkëta, me qëllim hapjen e kufijve dhe udhëtimin e lirë të qytetarëve, transportin e papenguar, forcimin e tregtisë dhe hapjen e kapaciteteteve turistike, përmes protokolleve shëndetësore. Ministri, Dimitrov tha se anëtarësimi në iniciativë i mundëson vendit të ketë qasje në fodet e BE-së.

Ndërkohë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen propozoi një plan ekonomik të quajtur “Gjenerata e Ardhshme e BE-së” në vlerë prej 750 miljard dollarësh, e cila nëse miratohet nga të gjitha shtetet anëtare do ta çojë në mbi 2 bilion euro shumën e përgjithshme që BE-ja ndau për rimëkëmbjen e ekonomisë nga pandemia, COVID 19.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!