Abazoviqi paralajmëron vizitë zyrtare në Beograd

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka deklaruar se pret që muajin e ardhshëm të realizojë vizitë zyrtare në Beograd.

“Mali i Zi duhet të dërgojë ambasador të ri në Serbi”, ka thënë Abazoviqi duke porositur se “duhet bërë përpjekje për relaksim të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të arrihet deri në ato miqësore”.

Ai ka shtuar se “Qeveria e Malit të Zi nuk dëshiron marrëdhënie armiqësore, veçmas jo me fqinjët”.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!