Paraqitet raporti përfundimtar për shkarkimin e presidentit Meta

Komisioni Hetimor i Kuvendit të Shqipërisë i ka propozuar Kuvendit miratimin e raportit ku propozohet shkarkimi i presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Gjatë së premtes, komisioni hetimor mbajti një mbledhje, ku u gjetën 16 shkelje. Kreu i këtij komisioni, tha se raporti do të paraqitet në parlament brenda 7 ditëve.

“Qartësisht rezulton se Presidenti ka kryer veprimtari të njëanshme partiake, antimazhorancë, që bie ndesh me nenin 89 të Kushtetutës, ku parashikohet se Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari të tjera. Presidenti nuk duhet që të përfshihet në fushatë zgjedhore kundër një ose disa forcave politike, apo të mbështesë grupe të tjera. Qëndrimet e veta publike, të ashpra kundër mazhorancës, Presidenti i ka mbajtur në mënyrë konstante. Komisioni Hetimor çmon se Presidenti nuk qëndroi mbi palët dhe me qëndrimet e tij humbi funksionin e të qenurit faktor ekuilibri”, tha Hyseni.

Kuvendit i duhen 94 vota që të miratojë raportin për shkarkimin e presidenti Meta, ndërsa vendimin përfundimtar do ta ketë Gjykata Kushtetuese.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!