Prej nesër masat e reja: Lokalet punojnë deri në mesnatë

Restorantet dhe kafenetë prej nesër mund të punojnë një orë më gjatë, deri në mesnatë, kurse muzika live në tarraca lejohet prej orës 20 deri në orën 23.

Sipas masave të reja lejohet edhe puna e parqeve zbavitëse dhe ngjashëm, ka kumtuar Borko Bajiq, sekretar shtetëror në Ministrinë e shëndetësisë. Në Mal të Zi prej nesër do të lejohen edhe tubimet private dhe publike në vendet e hapura me praninë të deri 50 njerëzve dhe duke respektuar rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik. Prej nesër do të lejohet edhe prania e publikut në manifestimet sportive me kusht që kapacitetet të jenë të plotësuara deri në 10 përqind dhe të jetë së paku 1 vend i zbrazët midis spektatorëve. Lejohen edhe stërvitjet në vendet e hapura, gjithashtu deri në 50 njerëz. Deri më tash në Mal të Zi janë dhënë 190 mijë doza të vaksinave kundër koronavirusit, nga të cilat 130 mijë doza të para, kurse imunizimi i plotë është kryer tek 62 mijë qytetarë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!