Ajeti: Përfaqësoj shqiptarinë, luajë për krejtë shqiptarët (Video)

Përjashtimi me të kuq i kapitenit Lorik Cana në ndeshjen e parë të EURO 2016 i dha mundësin të dalë në skenë futbollisti 22 vjeçar nga Prishtina, Arlind Ajeti, i cili dëshmoi besimin që ja dha De Biasi dhe të cilin e aktivizoi edhe në ndeshjen e fundit në grup me Rumaninë, duke lënë në stol kapitenin Cana.

Arlind Ajet në emisionin ”Minuta e Fundit” në Klan Kosova mes tjerash foli edhe për përfaqësuesen e Kosovës duke thënë që nuk është duke menduar për këtë çështje.

Unë përfaqësoj shqiptarinë, luajë për krejtë shqiptarët, deri tani Kosova nuk ka pasur skuadër dhe po të ishte vetëm Kosova isha shkuar për Kosovë se jemi krejtë shqiptarë. Nuk luaj vetëm për shqiptarët e Shqipërisë por për krejt shqiptarinë, tha Ajeti.

Mbrojtës i kombëtares shqiptare,ka treguar se ai nuk kërkoi asnjëherë të largohej nga loja në ndeshjen kundër Francës, ashtu siç ishte raportuar nga disa media.

“Unë isha i gatshëm të luaja edhe minutat e fundit dhe i thash trajnerit por duket që ka pasur keqëkuptim, duket që përkthesi nuk e ka përkthyer mirë.“Unë ia bëra me gisht se mund të vazhdojë ende, por trajneri ndoshta ka menduar se dua të ndërrohem”.

Sa i përket të ardhmes në nivel klubi Ajeti preferon të qëndroj në Itali në Seria A, në mesin e klube italiane të interesuara për Ajetin janë Lazio, Torino dhe Bollonja por në garë janë edhe ekipe tjera si Werder Bremen, Sandeland, Stouk.C, Fenerbakçe./Malësia.ME/

Anton-GjokajAnton Gjokaj

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!