Akuaparku përsëri në qendër të vëmendjes në Ulqin

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, priti në sot në takim përfaqsuesit e kompanisë turke “Polin”, në lidhje me ndërtimin e shumpërfolur të akva parkut.

Në takim u bisedua për masat që duhen ndërmarrë për eliminimin e të gjitha pengesave për realizimin e këtij investimi aq të rëndësishëm.

Cungu në takimin me gazetarë tha që komuna është shumë e interesuar për këtë investim dhe është duke u anagazhuar në eleminimin e të gjithave pengesave me qëllim që projekti të jetësohet.Hapat janë duke shkuar në këtë drejtim dhe  Akva Parku do të jetë një realitet për Ulqinin dhe do të shtojë oferten turistike të tij. Krahas kësaj  aty do të punësohen dhe disa dhjetra punëtorë.  ”

Nga kompania turke u shprehen se interesimi i tyre për ndërtimin e akva parkut vazhdon, dhe në rast se çdo gjë shkon sipas parashikimeve, punimet mund të fillojnë në muajin tetor./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!