Deputetët e Vetëvendosjes “shenjojnë” kufirin me Malin e Zi (Video)

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje vendosën dje tabelën e shtetit të Kosovës në pikën ku duhet të jetë kufiri me Malin e Zi, njoftojnë nga kjo Levizje.

“Kjo pikë është kufiri i vërtetë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku ne, Deputetët e Republikës së Kosovës, e vendosëm këtë shenjë, e cila është tetë kilometra prej pikës ku gjendet policia e Kosovës dhe dy kilometra nga ajo e Malit të Zi”, ka shkruar depuetiti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili në llogarinë e tij në Facebook.

“Historia jonë kombëtare njeh disa raste kur politikanë të caktuar, për interesa personale, u kanë shitur shteteve fqinje pjesë të territorit tonë.Përkundër përpjekjes së Hashim Thaçit dhe qeverisë së Isa Mustafës për t’ia shitur Malit të Zi edhe mbi 8000 hektarë të Kosovës, ne nuk do të lejojmë që kjo histori të na përsëritet.

Pika kufitare me Malin e Zi, për qytetarët e Republikës së Kosovës, është në Kullën e Zhlepit dhe tek Maja e Çakorrit.Nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë që për interesa personale të një grupi kriminal në pushtet, të zvogëlohet territori i Kosovës.

I bëjmë thirrje edhe njëherë Qeverisë së Kosovës që të mos e provokojë situatën më tutje duke e sjellë në Kuvend atë marrëveshje tradhtie”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Siç mëson CDM.me Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi këtë ngjarje e sheh si shumë serioze dhe së shpejti do të dalë me një njoftim zyrtar./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!