Gjeloshaj dhe Nimanbegu dorëzuan propozim rezolutën, kërkojnë tërheqjen e Fjalorit

Deputeti i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj dhe deputeti i Forcës,Genci Nimanbegu, kanë dorëzuar në Parlament propozim rezolutën me të cilën, ndër të tjera. kërkojnë që Akademia malazeze e Shkencave dhe Artëve (CANU) të tërheqi Fjalorin e gjuhës popullore dhe letrare malazeze dhe qeveria të financojë botimin e korigjuar të Fjalorit.

Ata ftojnë përfaqësuesit e popullit në Parlamentin e Malit të Zi të vlerësojnë pjesë të papërshtatshme të Fjalorit lidhur me kualifikimet fyese për shqiptarët, boshnjakët dhe pjestarët e fesë islame.

Nënshkryesit e kësaj rezolutë, ftojnë Akademinë malazeze të tërheqi Fjalorin e lëshuar, dhe tu kërkojë falje publikisht të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, në veçanti pjesëtarëve të popullit shqiptar,boshnjak dhe atyre të fesë islame dhe kërkojnë nga Qeveria që mbas tërheqjes së fjalorit të sigurojë fondet pë përgaditjen dhe botimin e korigjuar të Fjlaorit.

I bëjmë ftesë qeverisë, në qoftëse CANU nuk tërheqë Fjalorin brenda një kohe të arsyeshme, nga data e miratimit të rezolutës, përkohësisht të pezullojë financimin e CANU deri te tëheqja përfundimtare edhe të kopjes së fundit të Fjalorit fyesë.

Shpejgimi i disa nocione në Fjalorë në veçanti për ato që lidhen me shqiptarët dhe pjesëtarët e fesë islame janë pretencioze,joprofesionale, joshkencore, fyese dhe të papranueshme, jo vetëm për pjestarët e këtyre grupeve nacionale dhe fetare, por për realitetin e shtetit të Malit të Zi, thyhet mes tjerash në dokumentin e dorozuar kryetarit të Kuvendit, Darko Pajoviq./Malësia.ME/

Shperndaje