Të përkushtuar në funksionimin e Qeverisë së besimit zgjedhor

PDS,  është plotësisht e përkushtuar të sigurojë funksionimin e qeverisë së besimit zgjedhor, ka deklaruar drejtori politikë i kësaj partie, Tarzan Millosheviq, i cili ka biseduar sot lidhur me situatën aktuale politike dhe ekonomike në Mal të Zi, me zëvendës ambasadorin e Britanisë së Madhe, Gavin Vesei.

Siç shkruan RTCG, Millosheviq ka rikujtuar rezultatet të cila i ka arritur Mali i Zi, në veçanti kur është fjala për integrimet në BE dhe NATO si dhe për rolin që ka pas PDS në proceset e përgjithshme shoqërore dhe politike në Mal të Zi. Vesei, nga ana e tij ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e zbatimit të reformave dhe ka shtuar se bashkësia ndërkombëtare i vlerëson angazhimet e vendit në arritjen e standardeve demokratike.

Shperndaje