Cungu i uron Ramës fitorën: I bindur se do vazhdojë të kujdeset edhe për shqiptarët në MZ

Kryetari i Ulqinit z.Nazif Cungu, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë dhe njëkohësisht kreun e partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Uroj përzemërsisht kryeministrin Edi Rama për fitoren e thellë që ka korrur në zgjedhjet parlamentare.

Gjithashtu, përgëzoj të gjithë bashkëkombasit tanë në Shqipëri për zgjedhjet e lira e të ndershme që sapo u organizuan atje, të cilat janë dëshmi e forcimit të institucioneve demokratike në vend. I dëshiroj kryeministrit Rama sa më shumë sukses në qeverisjen e tij të katër viteve të ardhshme.

Jam I bindur se ai do të vazhdojë të kujdeset për shqiptarët jashtë Republikës në përgjithësi duke përfshirë këtu edhe shqiptarët e Malit të Zi. Përpos kësaj, besoj se qeveria e drejtuar prej tij do të forcoj edhe më tutje marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Malit të Zi duke kontribuar në përmirësimin e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në rajon.

Shperndaje