50 vjet të Lëvizjeve studentore

Kristjan Dukaj
politolog,

Në shekullin e kaluar, lëvizjet studentore janë të njohura për ndryshimet politike brenda shtetit si dhe ndikimi i tyre në shtetet fqinje. Në shumë vende të Evropës, këto lëvizje arritën dukshëm të tundin qeveritë dhe të bëjnë ndryshime radikale në politikë. Të gjitha këto lëvizje edhe sot kujtohen me respektin më të veçantë, duke dëshmuar që forca rinore është motori kryesor i një shteti. Kjo valë lëvizjesh u përhap në shumë shtete, madje edhe në ish Jugosllavinë, e cila kaploi fuqishëm në vitin 1968.  Një ndër zërat më të fuqishëm të këtyre lëvizjeve ishte edhe ,Rudi Dutschken, lideri më karizmatik i lëvizjes studentore të viteve 60-të në Gjermani, e cila njihet për qëndrimin e saj antiautoritar. Në Jugosllavi qëllimi i parë i kësaj lëvizje kishte të bëjë me rritjen e çmimeve dhe papunësinë, sepse shumë ndërmarrje për shkaqe të ndryshme ishin mbyllur. Një numër i madh i qytetarëve, edhe pse të punësuar, me muaj të tërë nuk merrnin asnjë rrogë. Në vitin 1968 në Beograd ishte organizuar një manifestim i madh nga studentët dhe qytetarët e cila përfundoji me rrahje me policinë. Edhe pse në këtë lëvizje të madhe në Beograd, studentët u ndeshën keq me policinë, ata përsëri mbas 2 ditësh organizuan lëvizjen e radhës e cila përsëri përfundoji me incidente. Rektorati i Universitetit në Beograd, kishte vendosur që të dalin në rrugë bashkë me të gjithë të punësuarit dhe studentët të cilin ishin mbi 50.000. Shumë shpejt demonstratat u përhapën në të gjitha kryeqendrat si në Zagreb, Lublanë, Titograd dhe Sarajevë. Ishte kjo një lëvizje e pandalshme e cila filloi nga qendrat e mëdha Evropiane dhe mbërriti në ish Jugosllavinë e Titos. Studentët e vendosur dhe të bindur që kjo ishte rruga e vetme drejt zgjedhjes së një situate të vështirë politike dhe ekonomike që kishte kapluar vendin, qëndruan me ditë të tëra nëpër rrugë dhe vetëm mbas 7 ditëve, Josip Broz Tito u drejtohet studentëve dhe qytetarëve. Ishe kjo hera e parë në histori, që studentët arritën të ngrehin në këmbë një qeveri dhe një burrë shteti. Në fjalimin e tij bindës dhe shume të sinqertë, Josip Broz Tito u premton studentëve që do ju plotësojë kërkesat dhe që do të ketë ndryshime të mëdha brenda shtetit.

Kjo shumë shpejt u vërtetua, sepse që të nesërmen disa nga kërkesat e studentëve vetëm se ishin plotësuar. Ishte kjo koha, kur studentët tundën një qeveri dhe një lider historik para të cilit përkulej bota, për karizmën dhe politikën e veçantë që posedonte.

Sot, 50 vjet nga këto lëvizje që ndryshuan sistemin politik të Evropës dhe të ish Jugosllavisë, Ballkanin e sotëm, duket se ka filluar ti kaplojë pluhuri i harresës, e mos të flasim për ndonjë organizim të tillë, demonstrata ose lëvizje për situata të ndryshme. Studentët e ditës së sodit, edhe pse të pakënaqur me shumë çështje, nuk është se ngrehin zërin por ashtu si gjysme në gjumë, tentojnë ti kapërcejnë ato. Çdo revolucion kërkon kohë, por koha e duhur e gjen atë. Andaj, në këtë jubilar të madh të këtyre lëvizjeve që inspiruan shumë poet, shkrimtar etj, duhet të na inspirojnë edhe neve në mënyrë që shoqëria të jetë shoqëri e pastër nga fryma e drejtësisë .

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!