Dukaj: Prioritet është futja e dokumenteve elektronike në jetën e përditshme

Një nga prioritetet në politikat e Ministrisë së Administratës Publike nga sot do të jetë aplikimi e dokumenteve elektronike në jetën e përditshme, njoftoi ministri i Administratës Publike Marash Dukaj.

Qytetarët tanë dhe ekonomia presin efikasitetin e institucioneve, sepse ato janë shërbimi i tyre, tha ai.

Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi do të drejtojë dhe menaxhojë transformimin digjital në mënyrë të tillë që dokumenti elektronik do të jetë i detyrueshëm, dhe qytetarët dhe të gjithë përdoruesit të përfitojnë përmes një shërbimi të shpejtë dhe të thjeshtë, deklaroi Dukaj.

Shperndaje