Darmanoviq : Vizita e Pens në mal të Zi është ngjarje historike

Shefi i diplomacisë malazeze Sergjan Darmanoviq, ka vlerësuar se vizita e nënpresidentit amerikan Majk Pens në mal të Zi me 2 gusht është ngjarje historike për vendin.

Kjo siç ka theksuar Darmanoviq, është hera e parë që në më tepër se 100 vite prej rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në Mal të Zi vjen një funksionar kaq i  lartë i administratës amerikane, shkruan rtcg.

Kjo vizitë ka për aq më tepër rëndësi sepse thekson aleancën e Malit të Zi dhe SHBA dhe paraqet një formë të mirënjohjes për anëtarin e 29 të NATO Aleancës dhe duhet pasur parasysh se Pens vjen në Ballkanin perendimor vetëm në Mal të Zi, ka theksuar Darmanoviq për TVMZ. Të përkujtojmë se Pens, e kryeso delegacionin amerikan i cili do të marrë pjesë në samitin e kartës së Adriatikut, të cilit së bashku e organizojnë Mali i Zi dhe Maqedonia. Temë kryesore e samitit do të jetë siguria në rajon.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!