Kuvendi shkarkon këshillin drejtues të RTV Ulqini – Çapuni: Sulm politik ndaj mediave të pavarura

Kuvendi Komunal i Ulqinit dje në orët e vona të pasdites miratoi propozimin për shkarkimin e këshillit drejtues të RTV të Ulqinit.

Në votim nuk morën pjesë këshilltarët e opozitës, kurse kundër këtij propozimi votoi vetëm këshilltari i LD në MZ, Agron Mehmeti. Më herët propozimi për shkarkimin e këtij këshilli u kritikua edhe nga këshilltari i Forcës dhe drejtori politik i kësaj partie, Ilir Çapuni. Ai tha se ky vendim shkon në kundërshtim me pretendimet për pavarsinë e mediave publike, dhe që përveç ndikimit negativ financiar në buxhetin e Komunës, do të ketë edhe ndikim negativ edhe për Malin e Zi në rrugën e anëtarsimit drejt BE-së. Megjithatë, këshilltarët e shumicës aktuale e miratuan propozimin në fjalë me vetëm një votë kundër. Anëtarët e shkarkuar do të qëndrojnë në pozitat e tyre deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj, të cilët zgjidhen me konkurs, i cili pritet të hapet së shpejti. Lidhur me këtë, Tv Teuta kontaktoi disa nga anëtarët tashmë të shkarkuar të këshillit të këtij institucioni, të cilët thanë se do të prononcohen vetëm pasi të marrin vendim zyrtar nga Kuvendi Komunal. RTV Ulqini është institucioni lokal me problemet më të mëdhaja financiare , edhe pse as të tjerët nuk janë n gjendje të mirë.

Të punësuarve u detyrohen rreth 20 paga të prapambetura, kurse kontributet për të punësuarit nuk janë paguar me vite./TvTeuta/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!