“TAKIMI I PLAVË-GUCISË, 2021” kësaj të diele

“TAKIMI I PLAVË-GUCISË, 2021”, takim tradicional (i dyti-pas atij të 1 Gushtit 2019), do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj me dt. 1 gusht 2021 me fillim nga ora 10. Organizatorë të këtij aktiviteti janë “Gazeta e Alpeve” në bashkëpunim me disa komuna/bashki e shoqata në Mali i Zi, Shqipëri e Kosovë.

Më poshtë mund të lexoni pjesë nga programi.


1.-Përshendetje nga Z. Nikollë CAMAJ – Drejtori i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi, veprimtar atdhetar, politik, shoqëror në Rajonin Ballkanik Shqiptar, Zyrtar i lartë në komunën e Tuzit-Malësi))

2.-Familja e Jakup Ferrit- lartësi e pasuri emblematike kombëtare shqiptare”- kumtim nga Esad GJONBALAJ – Botues i Portalit “PlavaGuciaSot”, ish kryetar i Fondacionit Plavë-Guci”.

3.- “Cuce Avdylja e Geghysenit dhe e Kelmendit” – këndon lahutari i njohur Jonuz DELAJ i Malësisë së Madhe, kangtar i Eposit të Kreshnikëve, ndër Homerikët e fundit të Europës shek. XXI.

4.-“Rruga Deçan-Plavë, rrugë e zhvillimit e integrimit rajonal Kosovë-Mali i Zi” – kumtim nga Adem LUSHAJ- Drejtor i Shoqatës të Intelektualëve të Pavarur të Deçanit, studiues, publicist, Antar i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve”.
5.-Paraqitje e veprës monografike “Skënder Thaçi mes Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi” nga Leonora LAÇI, studiuesja e autorja e librit- Qarku Shkodër.

6.- Ndarja e Çmimeve e Mirënjohje nga “Gazeta e Alpeve”- nga Ramiz LUSHAJ, botues e kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” në Tiranë.

7.- Fjala e Mbylljes- nga Ali DACI- Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak, Drejtor i Manifestimit Kulturor PanShqiptar “Ora e Maleve” – Rozhajë, “Qytetar Nderi” i Pejës.


Të Ftuar nga Plavë-Gucia e Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Sanxhaku e Lugina e Preshevës, Mërgata Shqiptare në Amerikë e Europë.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!