Aleksander Memçaj, drejtor gjeneral në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenjes Sociale

Sot, Qeveria e Malit të Zi, emëroi Aleksander Memçaj, drejtor gjeneral në Drejtorinë për Punë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Siç kumtohet nga LDSH, Memçaj, është kuadër i ri i Lidhjes Demokratike Shqiptare.

Memçaj, me profesion është Inxhinier i diplomuar i Fakultetit të Maqinerisë dhe Magjister i shkencave teknike.

Gjithashtu, Qeveria e MZ sot emëroi edhe Bordin drejtues të Fondit të Punës, në të cilin për anëtar u emërua Albert Camaj, sekretar i Degës së LDSH-Tuz.

Camaj, me profesion është profesor i ciklit klasor dhe është këshilltar i pavarur për kulturë në komunën e Tuzit.

Ndërkaq, kohë më parë, anëtar i Bordit të Drejtorëve të Elektro Ekonomisë është emëruar  z. Tahir Gjonbalaj, nga po e njëjta parti.

Gjonbalaj, me profesion është Inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë dhe është këshilltar i pavavarur në drejtorinë për investime në komunën e Plavës.Malesia.org

Shperndaje