Armend Milla emërohet sekretar shtetit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit

Sot në mbledhjen e qeverisë, Armend Milla, anëtar i Këshillit Qendror të Forcës u emërua në postin e Sekretarit të Shtetit pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit.

Armend Milla u lind më 2 korrik të vitit 1988. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Ulqin. Arsimin e lartë e ka ndjekur në Dubrovnik dhe është diplomuar në vitin 2010 për turizëm dhe menaxhment turistik.
Pastaj vijon praktikën në Hotelin Splendid në afatin kohor një vjeçar.
Në vitin 2012 fiton bursen për studimet e Masterit në Londer, ku mbaron masterin për administrim biznes në Universitetin e mirënjohur Gloucestershire University.

Ka punuar në Organizatën turistike të Uqlinit për 7 vite me rradhë si koordinator për pagesën e takses së banimit edhe TIB, pastaj si bashkëpunëtor për marketing dhe marrëdhënie me media. Në vitin 2019 emërohet drejtor gjeneral i drejtoratit për përcjelljen e trendeve turistike pranë Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit. Përveç gjuhës shqipe dhe malazeze, zotron gjuhën angleze dhe gjermane.
Ka qenë anëtar i Forumit Rinor të Forcës së Re Demokratike që nga themelimi. Në Kongresin e IV të Forcës së Re Demokratike është zgjedhur si anëtar i Këshillit Qendror.
I urojmë punë të mbarë e të suksesshme!

Shperndaje