Gjeloshaj në Guci në mbrojtje të Martinajve (Foto)

Problemi i lopëve të infektuara dhe të ngordhura është shfaqur edhe në fshatin Martinaj në Guci. Bagëtia e ngordhur janë lënë në deponinë e egër në këtë fshatë dhe qytetarët shqiptarë kërcënohën nga infeksione dhe sëmundje ngjitëse.

Deputeti i Alternativës Shqitare, Nik Gjeloshaj, sot ishte në Guci në takim me këshilltarin dhe kryetarin e deges se Alternativës Shqiptare në komunën e Plavës, Iber Hotin dhe me kryetarin e Aleancës Shqiptare, Miftar Balidemaj, dhe në vend ngjarje u njoftuar se me çfarë problemi përballen banorët e fshatit Martinaj në Guci.

Deputeti Gjeloshaj u bëri thirrje publike,Kryetarit të Komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq,ministrit të Bujqësisë, Budimir Mugosha dhe drejtoit të Drejtorisë për inspektim, Bozhidar Vukasanoviqit që të kyçën në problemin e madh që ka goditur banorët e Martinajve për shkak të hedhjes së lopëve të ngordhura dhe të infektuara në deponinë e egër.

Individë nga komunat e Plavës dhe Gucisë janë duke u përpjekur me forcë që të ndërtojnë deponinë e mbeturinave në pjesët ku jetojnë shqiptarët në këto komuna.

Së pari, përmes diskriminimit dhe asimilimit të dhunshëm, dëbimit të shqiptarve nëpër botë nga këto vende autoktone dhe tani vendbanimet  e vetme ku shqiptarët mbijetuan,kan nisur dhe duan ti kthejnë në deponi mbeturinash.

Hedhja i lopëve të infektuara në këtë pjesë është rrezik i madh për qytetarët nga semundjet ngjitese,dhe apelojmë te autoritetet kompetente që urgjentisht të marrin masa dhe të parandalojnë kokat e nxehta që në këtë mënyrë të provokojnë shqiptarët në Plavë e Guci, porositi Gjeloshaj.

Gjeloshaj tha se në qoftë se urgjentisht institucionet nuk regojnë do të jenë të detyruar të organizohën dhe të mbrohën nga provokimet e shërbimeve kompetente. Sigurishtë do të parandalojmë këto veprime të tilla në qoftë se nuk reagojnë institucionet kompetente,tha Gjeloshaj./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!