Pandeli Majko, ministër për shqiptarët jashtë kufijve

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, është zgjedhur nga Edi Rama për ministër që do të merret me shqiptarët jashtë kufijve.

Nga 11 ministritë e qeverisë së re, Rama ka vendosur që ta ketë një ministër shteti edhe për shqiptarët jashtë kufijve.

Ministria e Shtetit për shqiptarët jashtë kufijve do të përkujdeset për pozitën e tyre në shtetet fqinje si dhe rritjen e bashkëpunimit në raport me Qeverinë shqiptare. Përkujdesja do të jetë në raport me Kosovën, shqiptarët në Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, treva të tjera dhe diasporën.

Qeveria e re do të ketë 11 ministri dhe 2 ministra shteti 50% burra dhe 50% gra, tha Rama.

Ministër Shteti për shqiptarët jashtë kufijve, Pandeli Majko.
Ministër Shteti për mbrojtjen e sipërmarrësve, Sonila Qato.
Ministria e Jashtme do t’i ringarkohet Ditmir Bushatit.
Ministria e Brendshme i ngarkohet Fatmir Xhafës.
Ministria e Mbrojtjes i besohet Olta Xhaçkës.
Ministria e Drejtësisë i ngarkohet Etilda Gjonajt.
Ministria e Kulturës i mbetet Mirela Kumbaros.
Ministria e Financave bashkohet me Ekonominë dhe do të drejtohet nga Arben Ahmetaj.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të ringarkohet Lindita Nikolla.
Ministre e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social do të jetë Ogerta Manastirliu.
Ministria e Energjisë bashkohet me Infrastrukturën dhe do të drejtohet nga Damian Gjiknuri.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të drejtohet nga Niko Peleshi.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nën drejtimin e Blendi Klosit.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!