Nimanbegu: Koalicion me opozitë apo DPS vetëm me ndërmjetsim ndërkombëtarë (Video)

Mbrëm në Radio Televizionin e Malit të Zi (RTCG) i ftuar ishte Genci Nimanbegu ku për rreth 60 minuta në gjuhën shqipe prezentoj programin politik të Koalicionit SHQIPTARËT TË VENDOSUR (Forca-UDSH-ASH).

Nimanbegu foli për vizionin e tyre për politikën e brendshme dhe të jashtme, zhvillimin ekonomik, investimet në turizëm e bujqësi, përmirësimin e kushteve shëndetësore dhe politikat sociale, sigurimin e cilësisë në arsim…

Në pyetjen e gazetarit Musa Gjoka, se cilët mund të jenë partnerët e tyre të koalicionit paszgjedhor opozita apo DPS, Nimanbegu tha se do të duhën të djerësitën mirë edhe opozita edhe DPS për të marrë përkrahjen tona.

Në marrëveshjen eventuale do të kërkonim ndërmjetsim ndërkombëtarë mbas eksperiencës së keqe në mosrealizim të marrëveshjeve, tha Nimanbegu.

Më poshtë mund të ndiqni një pjesë nga emisioni:

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!