Lideri i Partisë demokratike të socialistëve Millo Gjukanoviq ka thënë se PDS-ja është e vetëdijshme që për dhjetë vite nuk ka arritur të realizojë të gjithë qëllimet e arritura, por që është vendosur themeli i shtëpisë dhe u zgjedh drejtimi i mirë.
Ai në tubimin parazgjedhor në Sallën e madhe të Qendrës së kulturës ka thënë se Mali i Zi për tre deri në pesë muaj do të bëhet anëtar i NATO-së.
Gjukanoviq kritikoi konkurrentët e vet politik dhe shtoi se nuk duhet përkrahur as ato që kanë synim tre për qind të përkrahjes.
Kryetari i Këshillit komunal në Ulqin Loro Nrekiq ka vlerësuar se PDS-ja është subjekti bindshëm më i fuqishëm i cili do të drejtojë Ulqinin dhe Malin e Zi, gjersa kandidati për deputet Sead Osmanoviq tha se “PDS-ja nuk pranon kthimin në vitet 90’”.
Në tubim folën edhe Halil Dukoviq, Darvin Eroviq, Tihomir Rakoçeviq, Zenepa Nikeziq dhe Luigj Shkrela./Ul-info/