Alternativa Shqiptare bashkohet edhe me një subjekt shqiptar?

Sikur është paralajmëruar disa kohë më parë nga zyrtarë të lartë të Alternativës Shqiptare, ky subjekt është duke zhvilluar bisedime intensive me Aleancën Shqiptare për t’u bërë një subjekt, mëson poratali malësia.me.

Këto bisedime kanë filluar para një viti, kur Alternativa Shqiptare hapi zyrat e përbashkëta me Alenacën Shqiptare në Komunën e Gucisë.

Aleanca Shqiptare është subjekt nacional që vepron në Komunën e Gucisë, e cila në zgjedhjet e fundit lokale doli me dy këshilltarë për Kuvendin komunal të kësaj komune.

Përveç kësaj, Alternativa Shqiptare para një viti ka hapur degën e vet në Komunën e Plavës, si i vetmi subjekt shqiptar i përfaqësuar me këshilltar në Kuvendin komunal.

Poashtu Alternativa Shqiptare ka paralajmëruar hapjen e zyrave të veta edhe në komunën e Ulqinit, si dhe përgatitjen për zgjedhjet lokale që do të mbahën në janar të vitit 2018./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!