Gegaj: Edhe vetë Serbia do ta njohë realitetin se Kosova është e pavarur

Lideri i Lëvizjes për Ndryshim, Nebojsha Medojeviq, deklaraten e Behgjet Pacollit se në Kuvendin e Kosovës votimi i demarkacioni me Malin e Zi nuk është i mundur për momentin, e ka quajtur poshtërimi i Malit të Zi dhe kërkoi nga qeveria të tërheqë njohjen e shtetësisë së Kosovës, dhe ambasadori i Kosovës në Malin e Zi të shpalli person “non grata”.

Portali Kodex për këtë deklarat të Medojeviqit ka pyetur për mendim funksionerin e PDS-së Nikollë Gegaj.

Gegaj pyet se me çfarë zv. Kryeministri njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës e ka poshtëruar Malin e Zi. Përkundrazi, konsideroi se Pacolli foli shumë pozitivisht në lidhje me marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Kosovës, sa i përket demarkacionit, ai tha qartë që kjo çështje ende nuk është miratuar në Parlamentin e Kosovës për shkak të marrëdhënieve të brendshme politike.

Ai theksoi se fakti që marrëveshja nuk është votuar nuk mund të prishë marrëdhëniet e shkëlqyera me Malin e Zi. Sipas mendimit tim, kjo nuk është poshtërim, por njohje, dhe konfirmim se Mali i Zi është një nxitës i vërtetë i paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon “, thotë Gegaj.

Opinioni malazez e di se, shumë prej atyre që flasin për marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Kosovës do të ishin më të lumtur që as Mali i Zi dhe as Kosova të mos ishin të pavarura, gjë që është pikërisht rezultat i politikës së tyre destruktive.

Kjo është ajo që opozita jonë dëshiron, kur të vinin në pushtet të udhëhequr nga Fronti Demokratik, të përmbushin atë themelore në programin e tyre, dhe kjo është anulimi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe anulimi i njohjes, sipas tyre, të shtetit të rremë të Kosovës.

Për këtë arsye, atyre do tu duhet të presin edhe një kohë të gjatë për të ardhur në pushtet. Jo sepse qeveria qe udhëhiqet nga PDS dhe partnerët e saj të koalicionit është më e mira, por sepse ata janë siç janë. Sa i përket çështjes së pavarësisë së Kosovës, Gegaj beson se nuk do të pritet shumë gjatë, kur edhe vetë Serbia do ta njohë këtë realitet, që e kanë njohur vendet më të zhvilluara të Evropës dhe Botës.

Është më se e sigurtë që Kosova do të zërë vendin e vetë në Kombet e Bashkuara. Zotërinj nga DF duhet të lirohen nga pikëpamjet retrograde dhe mitet, sepse nuk mund të jetojnë përgjithmonë në iluzione të së kaluarës. Të gjithë së bashku, një ditë, do të jemi pjesë e një familjeje të shteteve dhe popujve të zhvilluara evropiane, ku nuk ka ndarje në baza nacionale apo fetare.

Gegaj, për këtë arsye, beson se pretendimet për një çështje të hapur shqiptare dhebisedimet për një projekt të Shqipërisë së Madhe nuk meritojnë koment./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!