Medojeviq: Pacolli poshtëroi Malin e Zi, të tërheqet njohja e Kosovës

Lideri i Levizjes për ndryshim Nebojsha Medojeviq ka deklaruar dje se Mali i Zi ishte pjesmarrës i poshtërimit shtetëror nga Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Bogjet Pacolli, i cili ka thanë se votimi i demarkacioni me Malin e Zi në Kuvendin e Kosoves nuk është i mundur për momentin.

Medojeviq tha se pas incidentit, Mali i Zi duhet të tërheqë njohjen e Kosovës, si dhe ambasadorin nga Prishtina, dhe se ambasadori i Kosovës në Malin e Zi të shpalli person “non grata”, me një afat prej 24 orësh për t’u larguar nga vendi.

Nuk është rastësi që dy përberje deri tani të parlamentit të Kosoves, nuk pranojnë të njohin shtetin e Malit të Zi dhe kufijtë me Malin e Zi.

Medojeviq tha se çështja shqiptare në Mal të Zi është e hapur.

Nuk ka asnjë lider shqiptar në Mal të Zi që thotë se territori i Malit të Zi është i paprekshëm, asnjë lider nga partitë shqiptare qofshin ata në pushtet apo ata në opozitë deri me sot nuk kanë pohuar se nuk kanë pretendime apo ambicie ndaj pjesëve të territorit malazez “, tha Medojeviq.

/Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!